# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Erno

Erion Dragidella, i njohur me emrin artistik Erno, është një artist 18-vjecar me origjinë nga kryeqyteti i Kosovës, Prishtina.

Me muzikë filloi të merrej që në moshën 10-vjecare në piano dhe kitarë, por si rezultat i pasionit dhe dëshirës së madhe për muzikën dhe artin, ka filluar të zhvillohet edhe në fusha tjera artistike, si tekstshkrues, beatmaker dhe teknik i zërit.

Në moshën 17-vjecare filloi bashkpunimin me një nga label-at më të mëdhenj shqiptar siq është PINT, përmes një konkursi me mbi 100 kandidatë që konkurruan si teknik të zerit, ku u zgjodh në rrethin e ngushtë prej 10 kandidatëve, e më pas u zgjodh edhe fitues si praktikant në fushën e produksionit, duke punuar me artistë dhe projekte të ndryshme, si: “Deja Vu”, “Habibi”, “E ke ditë” si tekstshkrues ndërsa “Menime”, “Rick Ross”, “Original” e shumë të tjera, si kompozitor.

Mirëpo me vazhdimin e punës, lindi idea të prezantohet edhe si këngtar, duke lancuar kështu projektin e parë të titulluar “Du me pi”, një duet me Lluni.