# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Eri Dee

Eri Dee, emri i vërtetë i të cilit është Erion Beshiri, është me origjinë nga Saranda por prej vitesh jeton në Tiranë. Fillimet e tij si Dj kanë qënë vitet 2000-2001. Pas shumë vitesh eksperiencë në klubet më të mëdha në Shqipëri dhe Europë, vjen produksioni i tij i parë muzikor në vitin 2015-të dhe mban titullin “Booty”. Një vit më vonë, Eri Dee prezanton edhe tre projetë të tjera për publikun, të cilat rezultuan të suksesshmë dhe bëhet fjalë për Fifi & Eri Dee – Kus Kus, Gent Fatali & Eri Dee – Fishekzjare, Fifi & Eri Dee – Dope VHDZX. Rryma muzikore me të cilën Eri Dee performon nëpër klube është “House”, “Afro House”, “Afro Dance” dhe “Mombaton”.

Përvec Dj dhe producent, Eri De është dhe menaxheri i tre artistëve momentalisht. Janë pikërisht Ronela Hajati, Young Zerka dhe Bala (një artistë i ri), tre këngëtarët që momentalisht janë nën menaxhimin e Eri Dee.