menu

Elona Islamaj

#Bio

Elona Islamaj ka mbaruar studimet e larta për violinë dhe e ndan pasionin midis muzikës klasike dhe këndimit kryesisht në rrymat rock, blues dhe jazz.
Elona ka qenë vocal coach prej 10 vitesh në spektaklin “Gjeniu i Vogël” në Klan TV.
Ajo ka marrë pjesë në Fest 57 si kantautore me këngën “Në këtë botë, kalimtarë”.

Elona është e njohur me jetën e natës në qytetin e Tiranës e më gjerë, ku performon live me bandin e saj “Jazzquintet’.

Kënga e dyte “Maskaradë” e sjell përsëri si kantautore. Kjo këngë bëri që Elona Islamaj t’i bashkohej Top Awards.

Aktualisht ajo është violiniste në orkestrën simfonike të Radio Televizionit Shqiptar.