# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Dren Gashi

Dren Gashi është një djalë nga Kosova, i cili ka nisur të merret me muzikë që në moshë të vogël. Ai u bë i famshëm në 2002 me këngën “Dren Supermeni”, një këngë që transmetohej në çdo televizion në atë kohë. Deri në moshën 12-vjeçare ai publikonte këngë për fëmijë që i përkisnin zhanrit “Rap” dhe “Hip Hop”.

Me kalimin e kohës shijet e Drenit evoluan, duke nisur të bënte muzikë “Rock” me disa grupe muzikore. Më pas u zhvendos në Londër, ku nisi të performonte nëpër klube nate dhe evente të ndryshme, kryesisht të zhanrit “Pop Rock”.

Projekti i tij, “E nxone hapin”, e bëri Drenin të njihej si një ndër këngëtarët me një stil tepër të veçantë.

Krahas muzikës, e rëndësishme për Drenin janë edhe studimet, të cilat i ndjek për Inxhineri Ndërtimi. Për të dytin vit rresht, ai është shpallur si studenti më i mirë në një universitet në Londër.

NEWS

Dren Gashi rikthehet pas shumë kohësh shkëputje, e "Nxone hapin" ka thuajse dy vite

“E nxone hapin” ishte kënga, përmes së cilës Dren Gashi u bë i njohur për publikun shqiptar, duke marrë tepër vlerësime për stilin e tij të veçantë. Pas këtij projekti, Dren është shkëputur nga muzika, duke u rikthyer më në fund pas dy vitesh. “49er” titullohet prurja më e re...

Njihuni me Dren Gashin, hyrjen më të re të "The Top List"

Dren Gashi është një djalë nga Kosova, i cili ka nisur të merret me muzikë që në moshë të vogël. Ai u bë i famshëm në 2002 me këngën “Dren Supermeni”, një këngë që transmetohej në çdo televizion në atë kohë. Deri në moshën 12-vjeçare ai publikonte këngë për fëmijë...