# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

bystandr

Grupi bystandr është themeluar në Ferizaj në vitin 2015-të nga 4 muzikantë fillimisht. Fatos Shabani, Kushtrim Shemsedini, Shkumbin Avdiu dhe Luan Rexhepi. Mirëpo gjatë rrugës Bimi dhe Luani morën rrugën e migrimit dhe kështu mbetëm vetëm ne të dy. Fatosi është arkitekt me profesion ndërsa Kushtrimi zjarrfikës. Muzikën e kemi hobi dhe me muzikë merremi që nga fëmijëria, mirëpo paralelisht me sferat tjera të jetes (familja, studimet, puna). Në muzikë kemi qëndruar si bystanders, performo por mos krijo, deria vendosëm të mblidhemi dhe të krijojme muzikë dhe emri i grupit ka lindur nga ky status i joni paraprak në muzikë.

NEWS

Ja çfarë na solli karantina e Covid-19, zbuloni bystandr...

Prej katër javësh në klasifikimin e “Top Awards”, nuk ka patur asnjë hyrje të re muzikore dhe shkak për këtë është bërë pikërisht Koronavirus. Kjo javë ka sjellë dy hyrje të reja në klasifikim dhe një ndër to është grupi bystandr me këngën e tyre, “I got you in my mind”....