# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Blake

Blake, emri i vërtetë i të cilit është Armir Mehmeti, ka nisur të merret me muzikë që në moshën 18-vjeçare, duke zgjedhur zhanrin muzikor “Hip-Hop”. Këngët e tij të para profesionale kanë qënë “MVP”, “Real” dhe “Kceni”.

Në vitin 2017-të u bë pjesë e labelit “Blackfish Ent.”, ku publikoi dy bashkëpunime “Hold up” me Eni Kocin dhe “Hello” me Genc Prelvukaj . Më pas ai ka publikuar edhe dy projekte “solo “Gasoline” dhe “Per pak”.

Pas bashkëpunimit gati 1-vjeçar me “Blackfish Ent.”, Blake vendosi të vazhdojë si artist i lirë, ku publikoi dhe dy hite “Malli” dhe “Trendafil”. Në vitin 2019-të ka publikuar “Kta e din” dhe së fundmi ka publikuar projektin “Nikotina”.

NEWS

Kush e ka lënduar kaq shumë Blake?

Blake është rikthyer në tregun muzikor shqiptar por edhe në “The Top List” por kësaj radhe tepër i lënduar. “Gjendje” mban titullin projekti më i ri i reperit, i cili ka vetëm pak ditë që është publikuar. Sa i përket kësaj prurje të re muzikore, Blake ka bashkëpunuar e Skizo...

Kush është Blake?

Kjo nuk është hera e parë që Blake gjendet në klasifikimit e “The Top List”. Ka qënë pikërisht projekti “Gasolina”, ai që e ka futur reperin për herë të parë në listë. Pas thuajse dy vitesh mungesë, këngëtari është rikthyer sërish në listën zyrtare të “Top Awards”, falë projektit muzikor...