menu

B.O.K

#Bio

B.O.K, emri i vërtetë i të cilit është Enkeled Gjokhilaj, është një artist i cili ka nisur të merret me muzikë që në vitin 2006-të. Shkak për hyrjen e tij në rrugën e muzikës është bërë pikërisht zhvëndosja e tij në Angli, ku u përball me rracizmin dhe muzika lindi si një nevojë per të shprehur vështirësitë e tij. Në fillim të viteve 2000, ai formoi një grup “Sickoz by Heart” të cilët ishin pjesë e “Era Corrputed Family” dhe kjo ishte dega e Anglisë për grupin e madh “The Bloody Alboz” me “Unikkatil” në krye Antarët e grupit vendosën të ndiqnin karrierën e tyre individualisht një vit më vonë dhe B.O.K. u largua nga muzika për arsye personale. Ai u rikthye ne muzik fuqishem ne vitin 2018 me nje HIT “COCAINA” ne bashkpunim me Grido. B.O.K është gjithashtu një ndër krijuesit e labelit “Missing Link”.