# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Anxhela Peristerin

Anxhela Peristeri (lindur më 24 mars 1986 në Korçë) është këngëtare dhe autore e njohur këngësh. Është fituese e edicionit të parë të Your Face Sounds Familiar, fituese e vendit të dytë në C’est la Vie dhe fituese në Kënga Magjike 2017.

Anxhela Peristeri mori mësimet e para në vendlindje, liceun artistik e mbaroi në Tiranë, ndërsa Fakultetin Akademik e kreu në Greqi. Anxhela ka jetuar duke kënduar në Greqi ku ka marrë pjesë edhe në X Factor.

Pas shumë vitesh mungesë në ekranet dhe në skenat shqiptare, viti 2014 shënoi rikthimin e këngëtares Anxhela Peristeri me një këngë dhe një klip të ri të titulluar “Femër Mediatike”. Edhe pse prej vitesh ka jetuar në Greqi, ajo zgjodhi t’i rikthehet sërish audiencës shqiptare. Tashmë këngëtarja simpatike jeton në Tiranë dhe po merr rregullisht pjesë në festivalet dhe spektaklet që zhvillohen në Shqipëri. Është fituese e edicionit të parë të “Your Face sounds familiar” dhe e dyta në “C’est la vie”, por fitorja në Kënga Magjike 2017 vulos suksesin e saj.