# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Andi Dhoska

Edhe pse mund të duket një emër i ri në muzikë, Andi Dhoska nuk është i panjohur për publikun shqiptar. I lindur në dhjetor të vitit 1976 në Tiranë, ai është diplomuar në Universitetin e Arteve, dega  “Klarinete”. Pas diplomimit, pasioni i tij per instrumentin dhe muziken bëri që të drejtohej drejt mësimdhënies dhe produksionit muzikor. Prej 12 vitesh ai punon si mësues i Klarinetës në Liceun Artistik “Jordan Misja”.

Produksionet e tij shënojnë që nga viti 2009-të, ku ka marrë pjesë në Festivalin “Mikrofonit I Artë” me këngën “ Sot qaj për ty” të Gerta Hetës. Në vitin 2010-të ka marrë pjesë në TOP FEST 7 me këngën e Gerta Hetës “Inspirim”. Në vitin 2013 ai ka marrë pjesë me një produksion tjetër muzikor atë të Entela Zhulës në Këngën e Magjike më këngë “ Human”.

Aktualisht Andi Dhoska si producent bashkëpunon me artistë të huaj dhe vendas për lancimin e produksioneve të reja të cilat janë kthyer në hite, disa prej tyre janë: “I’m coming” (ft.Sophie),  “Summer Vibes”,  “Back To You”,  “In The Club”,  “La Colegiala” (ft Ivan Mere), ” Coco Jambo” ft (Ivan Mere),  “Tropical Vibes”,  “Halloween Night” dhe produksioni i fundit “Done With You”.