# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Albanian Outlawz

Albanian Outlawz është një grup muzikor nga Kosova, që jeton dhe punon në Zvicër. Pjesëtarët e grupit janë Alidema & Rabiti. I formuar në vitin 2013 Albanian Outlawz kanë realizuar 2 albume të zhanrit Hip-Hop që titullohen “Prej errsirës n’drit & Prej dritës n’errsir 2015“ dhe “Flej’na kur t’desëm 2018“ . Ne këtë të fundit, ishin mysafir EDI I MEAN & YOUNG NOBLE nga grupi i 2PAC (Outlawz). Kënga që titullohet “O4L“ është realizuar me videoklip në Zvicër.

Në muajin Mars të vitit 2019, ata publikuan këngën “Ting Ting“ me videoklip, në bashkëpunim me Young Zerka dhe Dalmo. AlbanianOutlawz janë duke punuar edhe në dy EP “solo”, të cilët janë në plan të lançohen gjatë vitit 2019 me videoklipe.