# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Alar Band

Alar Band është grupi i pesë djemve nga qyteti i Elbasanit i formuar në vitin 2013. Dikur nxënës të talentuar të shkollës së muzikës “Onufri” në Elbasan, ku nga shoqëria e përditshme dhe dashuria për muzikën arritën të bashkonin forcat për të formuar grupin që shumë shpejt do të bëhej mjaft i dashur për publikun.
Vokalisti i grupit, Xhieldo Hyseni, fillimisht është bërë i njohur për publikun shqiptar falë pjesmarrjes së tij në edicionin e parë të “X Factor Albania” ku është prezantuar si pjestar i Grupit X.

Për djemtë e Alar Band ishte pikërisht kënga “Per ty e jap free” ajo e cila i solli vëmendjen e publikut shqiptar duke i dhënë grupit një shtysë për vazhdimësi.
Pas këtij suksesi grupi ka vijuar me projekte të tjera në tregun muzikor me bashkëpunime të ndryshme dhe solo me produksione të producentit Elgit Doda.

Kënga “Luj” lançohet për herë të parë nga Alar Band si një projekt muzikor i  kompozuar nga një pjesëtar i grupit.

NEWS

“Alar Band” tregojnë eksluzivisht detajet e pathëna të këngës së tyre më të re dhe jo vetëm…

Ditën e sotme në emisionin “Wake Up” me Ori Nebijaj dhe Isli Islamin, ishin të ftuar Alar Band. Një grup shumë i talentuar, por njëkohësisht edhe shumë karizmatik. Ndër të tjera ata folën më shumë dhe për projektin e tyre më të ri, të titulluar “Luj”, që ka rrëmbyer shumë...

Alar Band, welcome to the club!

Alar Band është grupi i pesë djemve nga qyteti i Elbasanit i formuar në vitin 2013. Dikur nxënës të talentuar të shkollës së muzikës “Onufri” në Elbasan, ku nga shoqëria e përditshme dhe dashuria për muzikën arritën të bashkonin forcat për të formuar grupin që shumë shpejt do të bëhej...