# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Onat

Onat është një tjetër reperi i njohur shqiptar. Ai së bashku me Majk kanë qënë pjesë e grupit muzikor TDS, i cili u bë i njohur për publikun shqiptar që prej vitit 2009-të. Pas disa projekteve së bashku, dyshja u nda dhe iu bashkua labelit të njohur “Babastars”.

Onat ka ardhur me disa bashkëpunime të suksesshmë muzikore, ku mund të përmendim projektin e tij muzikor me Samantën, “Ti se din se”.

Ai ka bashkëpunuar me disa emra të njohur si Cozman, Skivi, Ghetto Geasy, Blero, Majk dhe së fundmi me Rovena Dilon.