menu

Alban Skenderaj thyen rekord në Top Awards


Ora: 16:40 Datë: 12/03/2016

Kënga e Alban Skenderaj është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List”, Top Awards, këtë javë dhe menjëherë ka arritur të renditet në vendin e parë.

E publikuar më 14 shkurt, “Une dhe Ti”, ka rezultuar tepër e suksesshme, duke bërë që kjo renditje të ndodhë për herë të parë që prej 11 javësh që ky klasifikim ka filluar.

Ndërsa “lufta” mes Era Istrefit dhe Mc Kresha ende vazhdon pasi ndryshe nga java e kaluar, “Bonbon” është ngjitur dy pozicione, duke u renditur në vendin e dytë ndërsa Mc Kresha në vendin e tretë.

Një rënie të madhe në renditje ka pësuar Besa ft. Ansi me “Kameleon” me -11 vende, duke u pozicionuar në vendin e 16.

I janë shtuar “The Top List” për këtë javë Alban Skenderaj – Une dhe ti, Young Zerka – Like Rihanna, Flori – Ku gabum, duke u larguar nga ky klasifikim tre projekte të tjera muzikore, Lyrical Son – Hey HeyHey, Vig Poppa ft. Dhurata Dora – Zoom Zoom, Butrint Imeri – Eja Eja.

1.  Alban Skenderaj – Une dhe Ti
2.  Era istrefi – Bonbon
3.  Mc.kresha ft Gjurmet – Era
4.  NRG Band – Ajo m’kalli
5.  Mozzik – Dhezu
6.  Kida – Ski ide
7.   Flori – Ku gabum
8.  Ledri Vula – SRMN
9.  Samanta – Asnjo si un
10. Elvana Gjata ft. Bruno – Love me
11.  Majk ft Ghetto Geasy – S’jena mo
12.  2TON – Ani Nasht
13.  Young Zerka – Like Rihanna
14.  Dj Aldo ft. Lorela – Don’t let me go
15.  Noizy – Number one
16.  Besa ft. Ansi – Kameleon
17.  Vesa Smolica – SixtyNine
18.  Adelina ft. Robb Daddy – Eren e saj
19.  Asgje Sikur Dielli – Adresa
20.  Ardian Bujupi – Ardicted