Eshtë padiskutim një pauzë e gjatë muzikore por Anxhelina ka vendosur ti rikthehet muzikës pas 9 vitesh.

“Kjo jete s’mjaftoi” ka qënë projekti i saj i fundit muzikor, pjesëmarrës në “Top Fest 8”, në vitin 2011-të, ku u vlerësua me cmimin “Best New Artist”.

E ftuar në programin e mëngjesit në “Wake Up” në Top Channel, këngëtarja ka zbuluar arsyen pse është vonuar kaq shumë për të publikuar projektin e saj.

Kjo pauzë e gjatë muzikore nuk ka qënë aspak e qëllimshme. Pavarësisht se kisha vendosur të bëja një pauzë për shkak të studimeve në Amerikë, sërish plani nuk ishte për kaq gjatë. Kam shumë vite që punoj në Amerikë me muzikë derisa gjeta një “sound” që mua më përfaqësonte”, tregon Anxhelina.

Po pse kënga e saj e re mban titullin “Precious”?

Kjo këngë është një dedikim për të gjitha femrat, të cilat duhet të besojnë tek vetja e tyre. Nuk duhet të presësh nga asnjë person por gjithcka duhet ta arrish vetë”, shpjegon këngëtarja.

Me cilët ka bashkëpunuar Anxhelina për këtë prurje të re muzikore?

Bashkëpunor në këtë projekt është një djalë nga Anglia, i cili jeton në Amerikë. Më atë kam punuar muzikën dhe gjithcka tjetër që i përket këtij projekti muzikor. Sa i përket klipit, ai është realizuar në Kosovë, ku kam punuar me djemë dhe vajza shumë të talentuara“, shton artistja.

Ndër të tjera Anxhelina ka rrëfyer se ky klip është rregjistruar dy vite e gjysmë më parë por vetëm tani vendosi që ta nxirrte në treg. Arsyeja pse është vonuar kaq shumë publikimi i saj, ka qënë pikërisht fakti se Anxhelina preferonte të nxirrte një album por më pas vendosi të vinte më këngë “solo”.

Aktualusht këngëtarja ka gati 4 klipe dhe shumë këngë, një prej të cilave është planifikuar të publikohet më 29 janar 2021, e cila është pak më ritmike krahasuar me “Precious”. Por duhet theksuar se të gjithë këngët që ajo ka derimë tani përcojnë një mesazh.

E pyetuar nga Isli Islami se cdo të thotë për të fakti që shumë fansa e krahasojnë me Beyonce, madje duke e quajtuar Beyonce shqiptare, aartisja ka thënë:

Më pëlqen shumë fakti që njerëzit më krahasojnë me Beyonce por nga ana tjetër dua që të gjithë ta dinë se nuk po mundohem të kopjoj atë por timbri im ngjason paksa me Beyonce“.

Por cili ka qënë reagimi i Albërie Hadërgjonaj, nënës së saj, teksa ka dëgjuar për herë të parë “Precious”.

Anxhelina përgjigjet shkurt: “Mami më ka thënë, mund të bësh më mirë. Gjithmonë nuk është e kënaqur”.

Pyetjes nëse do të ketë ndonjë bashkëpunim mes saj dhe nënës, Anxhelina tregon se nuk ka ndonjë plan për momentin por mund të ndodhë në të ardhmen.

Sa i përket planeve për të ardhmen, këgëtarja tregon se do vijojë të punojë për muzikën, madje 99% të kohës do i kushtohet pikërisht asaj.

Jeta e saj personale mund të përshkruhet thjesht e qetë, duke lënë kështu të nënkuptohet se Anxhelinë momentalisht është e fokusuar vetëm në karrierën e saj muzikore.

Sugjerimet nga ana e publikut e kanë renditur “Precious” menjëherë në vendin e 9-të, një pozicion ky mjaft i mirë për një hyrje të re.