Dona Mulaj është një tjetër talent i ri në muzikë. Nëse do shohim profilin e saj në Instagram, ai është mjaft interesant dhe i mbushur me kovera të këngëve shumë të njohura.

Me një zë tepër të veçantë, Dona ka rrëmbyer vëmendjen e shumë ndjekëseve në rrjetet sociale, të cilët komplimentojnë pafund talentin e saj, përmes komenteve të tyre .

E lindur dhe rritur në Londër, Dona nuk këndon vetëm në anglisht por ajo flet dhe këndon shumë bukur në gjuhën shqipe. Pas shumë koverave të kënduar, Dona ka vendosur të publikojë projektin e saj të parë muzikor, të titulluar “Vetëm”.

Në një rrëfim për “Top Awards”, Dona, e cila është vetëm 21-vjeç, ka treguar se dëshira për muzikë ka qënë gjithmonë brenda saj, pavarësisht se vendosi tani të publikojë projektin e parë profesional. Ndërkohë që tani studion “Psikologji” në Universitet, ajo ka shkuar në shkollën e teatrit deri në moshën 15-vjeçare. Ajo ka zbuluar për “Top Awards” se ka performuar në disa shfaqje shqiptare dhe angleze.

Nëse do të shohim me kujdes Donën, do të vëmë re që ajo ka një ngjashmëri tepër të madhe me Elvana Gjatën si nga stili muzikor, ashtu edhe nga vokali i saj. Duket se një Elvanë e re po i shtohet tregut muzikro shqiptar dhe fansat nuk mund të jetë më të lumtur.

Me tekst të Yll Limanit dhe muzikë të Florent Boshnjakut, “Vetem” ka marrë sugjerimet e mjaftueshme për t’u bërë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. Mbështetja e publikut e ka renditur Donën në vendin e 44-t të “The Top List”.