# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Malda Susuri

Malda Susuri është një emër i njohur në skenën e muzikës. Ajo ka lindur më 28 shtator 1990, në qytetin e Prizrenit. Përveç se një këngëtare, Malda është po ashtu grafik dizajner me bazë në Prishtinë, Kosovë, e angazhuar në mënyrë aktive në fushën e dizajnit, muzikës, fotografisë dhe artit. Ajo ka mbi 10 vjet përvojë pune në dizajn grafik, dizajn produktesh, ilustrim, layout, markë, dizajn ueb, televizion dhe art bashkëkohor. I pëlqen veçanërisht të zhvillojë koncepte dhe dizajne novatore të markës dhe identitetit, fusha ku shpreh më së miri kreativitetin dhe aftësitë e saj. Gjyshi i saj me profesion është piktor dhe kjo ka ndikuar që edhe ajo, krahas këngës, t’i përkushtohet edhe artit. Malda ka marrë pjesë edhe në shumë festivale të kohës dhe ishte mjaft e sukseshme, por në kulmin e karrieres ajo bëri një shkëputje. Gjatë kësaj kohe, artistja ka sjellë dhe ekspozita me tema të veçanta, siç ishte për nder të gjyshit të saj, apo për promovimin e të drejtave të grave në Kosovë. Së fundmi Malda është rikthyer në muzikë me projekte me temë po kaq me rëndësi, si shëndeti mendor. Kënga e saj “Të kam në mendje” e sjell atë në klasifikimin e “The Top List”, në mesin e artistëve të Top Awards. 

NEWS

Malda Susuri bën bashkë Shqipëri-Kosovë/“Të kam në mendje”, projekti mbi sfidat e shëndetit mendor!

“Të kam në mendje” është projekti i artistes Malda Susuri mbi sfidat e shëndetit mendor. Plot 250 personazhe të njohur janë bërë pjesë e këtij projekti duke rrëfyer emocionet e tyre. E ftuar në studion e “Wake Up”, artistja ka folur më shumë për këtë iniciativë, por dhe këngët e...

Më shumë se një këngë, njihuni me projektin e Malda Susurit!

Malda Susuri po vazhdon të jetë një nga emrat më të dashur të skenës muzikore shqiptare dhe jo vetëm. Këtë javë ajo ka debutuar në “The Top List” me projektin e saj “Të kam në mendje”. Ky projekt synon që përmes ndërhyrjeve të fuqishme artistike, edukative, dhe mbështetëse, të adresojë...

Rikthehet Malda Susuri - nga Top Fest, tani në “The Top List”!

Malda Susurin e kemi njohur më së shumti shumë vite më parë në Top Fest, me hite si “Dashuri e hidhur”, “Heronjtë”, “Vetëm shko”, “Jeta pa ty”, apo “Larg vetes”. E tani, pas më shumë se një dekade, Malda debuton dhe në “The Top List”. Malda Susuri është një emër...