# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Efi Gjika

Nga artistja më e re femër Efi Gjika ju do të keni mundësinë që të ndjeni dhe të dëgjoni një vokal mjaft të butë, të pastër dhe të ndieni sikur jeni duke kërcyer në një qiell melodik. Këngëtarja na ngroh zemrat me zërin dhe meloditë e saj tërheqëse, plot pasion të mbështetur nga disa ritme të veçanta. Në moshën 10 vjeçare ajo u shfaq Live në skenën e Minsk Arena, duke përfaqësuar Shqipërinë me këngën “Barbie” në Junior Eurovision – dhe që atëherë talenti i saj spikati! Artistja bukuroshe shkëlqeu dhe bëri jehonë tek shumë dëgjues; talenti i saj përkëdhelte pikat më të buta të zemrës së botës dhe ajo frynte si pak ajër i pastër në afërsi të një hapësire të pafund!

Kanali i saj Spotify ka mbi 11.500 dëgjues mujorë me disa melodi të jashtëzakonshme si p.sh. “Happy Birthday”, (mbi 1 milion klikime në Youtube) “The Nights”, (mbi 1 milion klikime në youtube) dhe “Don’t be Shy”. Ajo është një ëndërrimtare e re e destinuar të pushtojë botën dhe askush nuk mund t’ia heqë vendosmërinë, feminilitetin dhe guximin teksa bën disa hapa të mëdhenj drejt qëllimit dhe objektivit të saj të pakufishëm! Ajo është frymëzuar nga artistë si Dua Lipa, Taylor Swift, grupi “One Direction” dhe “Little Mix”.

NEWS

Ja cilat janë ngjitjet më të larta të javës!

Këtë javë në klasifikimin e “The Top List” kemi pasur disa rritje në renditje të disa prej këngëve. Zbulojini ato më poshtë… “Si unë” nga Ajsel ka vetëm dy javë në klasifikim, por ka pësuar një ngritje të madhe. Ky projekt renditet 52 pozicione më lart nga java e kaluar...

Efi Gjika flet më shumë për “Bad Pics” dhe projektet e saj të ardhshme!

Efi Gjika është një ndër artistet më të reja në moshë në tregun shqiptar dhe jo vetëm, por njëkohësisht shumë e talentuar. Ajo ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri të titulluar “Bad Pics“, e cila përcjell një mesazh shumë të rëndësishëm dhe që është bërë pjesë...