menu

Zbuloni sheqerin e kësaj jave, Sardi….


Ora: 20:43 Datë: 07/01/2021

Një ndër hyrjet më të reja të kësaj javë është Sardi, të cilin jo pa qëllim e kemi quajtur si sheqerin e kësaj jave. “Sytë” titullohet projekti i tij më i ri muzikor, falë të cilit artisti është bërë pjesë e klasifkimit të 100 këngëve më të bukura të javës.

Artisti ka vendosur t’i dedikojë një këngë syve, ato që janë pasqyra e shpirtit dhe sigurisht që kjo këngë nuk mund të zhgënjente.

Me tekst të vetë artistit, sugjerimet publikut e kanë renditur “Syte” në vendin e 71-të.

Ndërkohë që po shijon suksesin e “Syte”, Sardi është shprehur për “Top Awards” se viti 2021-të do të jetë viti i tij pasi priten të publikohen 4 projekte muzikore deri në fund të vitit. Projekti që do të pasojë “Syte” është planifikuar të publikohet në muajin shkurt.

Po kush është Sardi?

Fillimisht duhet të themi që Sardi është një talnti i ri në muzikë por që premton shumë dhe viti 2021 mund të cilësohet pa frikë, viti i tij.

Për herë të parë ka nisur rrugën në muzikë në moshën 6-vjecare, në një konkurs për fëmijë “Gjeniu i vogel 1”. Performancat e tij në “X Factor 2” e bënë më të dashur për publikun. Nga aty nisi karrierën e tij “solo” dhe projekti i tij debutues ishte “Me shikon nga lart”,  i cili zbuloi më së miri vokalin e tij të ëmbël.

Sardi ka vijuar me publikimin e disa videove muzikore, madje ka marrë pjesë edhe në festivale të ndryshme.

Pas një periudhe pause ose eksperimentimi në studio sic ai vetë shprehet, ai u rikthye fuqishëm në vitin 2019-të me këngën “E pash un djallin“, në bashkëpunim me Arnon. Më pas publikoi një bashkëpunim me Killua, këngën “Hana” që menjëherë pati impakt tek publiku, duke u komentuar për frymë e re që ajo solli në muziken shqiptare por gjithashtu edhe për stilin e videove. Artisti zgjedh të mos jetë pjesë e klipeve muzikore, duke i kushtuar më shumë rëndësi notave muzikore sesa pamjes vizive.

Pushtet” është një tjetër këngë mjaft e sukesshme e Sardi, e cila u prit mjaft mirë nga publiku dhe kjo për shkak të tematikës që ai kishte zgjedhur.

Së fundmi Sardi solli këngën e tij “Ka me t’ba me kajt” në Fest 59, ku u vlerësua me cmimin e dytë.