Berat Haskaj, ose siç njihet ndryshe me emrin e tij rë artit, Bennito, ka lindur në Istog, Kosovë në vitin 1987.
Në moshën 12-vjeçare ai filoi të merrej me vallëzim të zhanrit Hip Hop dhe StreetStyle. Bennito ka krijuar një grup me emrin “Futur Steps”. Ai gjithashtu ka hapur shkolla vallëzimi në Prishtinë dhe në Pejë.

Në moshën 16-vjeçare u shpërngul në Prishtinë dhe që prej asaj kohe ka punuar me shumë artistë shqiptarë. Nga viti 2010 Bennito u shpërngul në Zvicër, ku jeton ende sot. Ai ka hapur studio vallëzimi në vendin ku jeton tashmë dhe ka marrë pjesë në disa kompeticione në shumë shtete të botës dhe ka fituar çmime të ndryshme si në Hollandë, Zvicër, Gjermani, Greqi, Francë dhe Itali.

Bennito bën debutimin e tij të parë me këngën “Dance”. Së fundmi ai ka ardhur në një bashkëpunim me Soni Malaj në projektin “Pak si..”, që e bëri pjesë të “The Top List”.