Që prej krijimit të “Top Awards”, në uebsajtin i saj, topawards.top-channel.tv keni patur mundësinë të shihni klasifikimin e këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Po në këtë faqe zyrtare, ju mund të na sugjeroni këngët që dëshironi të jetë pjesë e listës, po ashtu të votoni ato që janë. Fotot, videot dhe shumë performanca muzikore do mund t’i gjeni në çdo kohë në këtë uebsajt.

Përveç klasifikimit të përjavshëm, një kategori e re i është shtuar uebsajtit dhe bëhet fjalë për kategorinë “Artiste”, në të cilën do të zbuloni më shumë për artistët tuaj të preferuar sa i përket jetës dhe karrierës së tyre.

Gjithashtu në këtë kategori, çdo ditë, do zbuloni lajmet më të fundit për karrierën muzikore të artistëve shqiptarë, më të dëgjuar të momentit.

Gjithçka që dëshironi të zbuloni rreth “Top Awards”, mjafton të klikoni në topawards.top-channel.tv