Elgit Doda ka prezantuar projektin e tij të radhës për publikun shqiptar dhe kësaj radhe ka zgjedhur të vijë me një bashkëpunim.

“Nuk jam si ti” mban titullin prurja e tij më e re muzikore, e cila ka ardhur në një bashkëpunim me Noah, një talent i ri në tregun muzikor shqiptar.

Elgiti, i cili njihet më së mrii si një ndër artistët që përkrah talentët e rinj, edhe kësaj radhe ka bërë zgjedhjen e duhur për projektin e tij, “Nuk jam si ti”, i cili është futur menjëherë në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Muzika mban sigurisht vulën e Elgitit ndërsa për tekstin është kujdesur vetë Noah, i cili ka bërë për vete shumë dëgjues melankolik dhe të ndjeshëm.

Komente mjaft pozitive ka marrë kjo këngë në rrjetet sociale, duke e përshkruar si të thjeshtë dhe me një muzikë të vërtetë. Por sigurisht nuk kanë munguar komentet se përmes kësaj kënge, Elgiti dhe Noah kanë “shkatërruar” zemrat e fansave, duke mos patur besim tek dashuria, ku sipas tyre ajo nuk ekziston. Dyshja e talentuar ka gjetur çelësin e duhur për të hapur zemrat e publikut, i cili për këtë javë e ka renditur në vendin e 59-të.