Zani Band është shndërruar në një ndër grupet më të preferuara dhe këtë e vërteton fakti se djemtë e talentuar janë rikthyer sërish në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

“Thirre Mendjen” është kënga që është rikthyer në qendër të vëmendjes dhe që falë mbështetjes nga ana e publikut është bërë këtë javë pjesë e klasifikimit zyrtar të “Top Awards”.

Ndërkohë që muzika e tyre të jep një ndjesi mjaft pozitive, publiku e ka pozicionuar menjëherë në vendin 31-të, një pozicion mjaft i mirë për një hyrje të re.