Një surprizë e bukur ka ardhur për të gjithë fansat e Young Zerka. Ashtu siç kishte paralajmëruar, artisti solli jo një por dy projekte të reja të publikuara të dyja brenda ditës.

Bëhet fjalë pikërisht për “Tirane London”, të cilën Young Zerka e solli në bashkëpunim me OG Merks, një emër i ri për Top Awards si dhe “Tik Tak”, të cilën e solli solo. Ashtu si çdo projekt tjetër i Young Zerka-s, edhe dy të fundit janë përqafuar nga publiku dhe janë votuar për të qenë pjesë e klasifikimit të “The Top List”.

Për sa i përket renditjes në listën e 100 këngëve më të mira shqiptare, “Tik Tak” pozicionohet më lart, në vend të 73-të, ndërsa nga ana tjetër “Tirane London” renditet në vend të 100-të. A do të surprizojnë këto këngë në javët në vazhdim vallë?