Si gjithmonë edhe me projektin e tij të ri muzikor, Yll Limani nuk ka zhgënjyer aspak.

Leje” titullohet kënga më e re e artistit, e cila menjëherë ka rrëmbyer vendin e dytë në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Pavarësisht se kjo prurje e re muzikore nuk është shoqëruar me një videoklip, Yll Limani ka vërtetuar edhe njëherë se zëri, teksti dhe muzika kanë rolin kryesor në projektet e tij.

Teksti i këngës u realizua nga Ylli, muzika nga Fajtjon Miftari, ndërsa për animacionin e videos u kujdes Milan Grundza.