menu

Yll Limani debuton në vendin e 20-të me “Vaj-in” e tij


Ora: 13:50 Datë: 11/12/2018

Yll Limani është një artist që njihet më së miri për baladat e tij të suksesshme por ai lundron edhe nëpër rryma të tjera muzikore, duke mos mbetur gjithmonë romantik.

Pavarësisht kësaj, duket se ky artist e gjen veten më mirë tek baladat dhe këtë e tregon më së miri fakti se prodhon kaq shumë muzikë romantike, duke rrëmbyer zemrat e publikut shqiptar.

Vetëm pak ditë më parë, Ylli ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Vaj”, i cili është pritur mjaft mirë nga mbështetësit e muzikës së tij, të cilët e kanë futur menjëherë në “The Top List”, falë sugjerimeve të tyre në topawards.top-channel.tv. Prurja më e re e këngëtarit ka zënë menjëherë vendin e 20-të.

Me tekste plot ndjenjë dhe emocione, të cilat Limani i krijon vetë, projektet e tij muzikore kanë qënë gjithmonë të pëlqyera dhe të votuara pafund nga publiku shqiptar.

Nëse do të kthehemi pas në kohë dhe do bëjmë një analizë të projekteve muzikore të artistit, do vëmë re se disa prej këngëve të tij, kanë rezultuara tepër të suksesshmë që në momentin e parë që janë futur në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Si kënga debutuese më e mirë e Yll Limanit ka qënë bashkëpunimi i tij me Dj Dagz & PM, i publikuar qershorin e vitit 2017-të. Ky projekt muzikor, i cili ka qëndruar për një kohë të gjatë në listë, në javën e parë të hyrjes është pozicionuar në vendin e dytë.

Një tjetër debutim i mirë i Limanit ka qënë edhe kënga e tij, “Pritëm se po vi”, e cila që në javën e parë, u rendit në treshen e këngëve më të nxehta të “The Top List”.

Por cili është debutimi më i keq i Yllit?

Edhe pse vazhdon ende të qëndrojë në klasifikim për 11 javë në total, “Autumn Leaves” e Cricket dhe Yll Limanit, ka patur debutimin më të keq në “The Top List”, duke u renditur në vendin e 91-të. Kjo prurje e artistit vazhdon ende të mos pozicionohet mirë në listë pasi për këtë javë që qëndron e renditur në vendin e 76-të.

Dritat”, e cila është një nga këngët më jetëgjata të Yllit në klasifikim, vazhdon ende të dëgjohet dhe votohet nga fansat, të cilët për këtë javë e pozicionojnë në vendin e 37-të, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm për një këngë që ka 56 javë në “The Top List”. Në një intervistë të dhënë për “Top Awards” në atë kohë, Ylli u shpreh se kjo është një këngë që të ngjit dhe se shumë njerëz e gjejnë veten në të.

Këngëtari i njohur ka mundur të zërë disa herë kreun e listës me projektet e tij muzikore. Ka qënë pikërisht hiti “Dritat”, një bashkëpunim me 2po2, ai i cili pas 20 javësh në klasifikim, u rendit në vendin e parë. Një tjetër projekt muzikor që e ka renditur artistin në vendin e parë është bashkëpunimi i tij me Majk, “Krejt ti fala“, një këngë që rezultoi tepër e pëlqyer në tregun muzikor shqiptar. Edhe pse në javën e parë të hyrjes në klasifikim, ajo ka zënë vendin e 34-t, “Krejt ti fala”, pas 5 javësh, arriti të renditej e para, duke e mbajtur kreun për dy javë rresht.