Kanë kaluar 4 muaj që nga koha kur Gjiko publikoi “Je Shku”, një projekt muzikor, i cili që në momentin e publikimit mori vlerësime maksimale nga fansat, ku falë mbështetjes së madhe, u shndërrua në një hit.

Prej 18 javësh, kjo këngë ka mundur të përballojë konkurrencën e madhe të prurjeve të reja, duke zënë pozicione mjaft të favorshme. Kjo javë nuk ka rezultuar kaq e suksesshme për “Je shku”, e cila ka humbur 18 pozicione, për t’ja lënë vendin prurjes më të re të Gjikos, “Yjet Nalt”

Në një intervistë të dhënë disa kohë më parë, Gjiko është shprehur tepër i emocionuar për projektin e tij të ardhshëm, i cili do të mbante titullin “Yjet Nalt”. Me muzikë të Big Bang dhe tekst të vetë artistit, ky projekt muzikor ka vetëm një javë që ka dalë në treg dhe menjëherë është futur në klasifikimin e “The Top List”, duke u pozicionuar në vendin e 19-të, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm në listën zyrtare.