Si edhe javën e kaluar Xhensila vazhdon suksesin e saj pasi “High Love” renditet e para në klasifikimin e “The Top List”.

Duket se që prej 1 korrikut, kur Xhensila publikoi këtë projekt muzikor, fansat kanë votuar rregullisht artisten e tyre të preferuar duke e kthyer kështu në mbretëreshën e Top Listës.

Kësaj javë në klasifikim janë vënë re ndryshme të mëdha, ku 4 projekte të reja janë bërë pjesë e tij, duke u pozicionuar në vende tepër të favorshme të renditjes. Ndërsa kënga që është ngjitur me më shumë pozicione është bashkëpunimi i Ardit Cunit dhe Vesa Smolicës – “Jena Na”, i cili javën e kaluar ishte ngjitur me 13 pozicione.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”: topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund ta na sugjeroni këngët që mendoni se duhet të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar për javën e 35-të të “The Top List”, Top Awards:

  1. Xhensila – High Love
  2. Ardit Cuni ft. Vesa Smolica – Jena Na
  3. Flori Mumajesi ft. Ledri Vula – Beautiful
  4. Alban Skenderaj – Engjell
  5. Ledri Vula ft. Flori Mumajesi – Nuk ma la
  6. Samanta ft. Gent Fatali – Na e dina
  7. Dafina – Shot Calling
  8. Ghetto Geasy feat Majk – Ajo
  9. Butrint Imeri – E jona
  10. Besa – Hangover
  11. Capital T ft. Dhurata Dora – Bongo
  12. Elvana Gjata – Njesoj
  13. Vedat Ademi ft. J Gashi – Thirrem Dashuri
  14. Alban Skenderaj – Duart Lart
  15. Mc Kresha & Lyrical Son ft. Ledri Vula – Hip Hop
  16. Adrian Gaxha & Franques – My girl
  17. Mc Kresha & Lyrical Son ft. Keepman – Thirri Krejt Shoqet
  18. Offchestra – Pa jelek
  19. Lyrical Son – I re pishmon
  20. Young Zerka – Love