Duket se fansat preferojnë shumë Mozzik kur bëhet “Xheloz”. Projekti më i ri i reperit të njohur, i cili i është dedikuar xhelozisë, është pritur mjaft mirë në tregun muzikor shqiptar.

E publikuar rreth dy javë më parë, ky projekt muzikor është bërë menjëherë pjesë e klasifikimit të “The Top List” që në javën e parë që është lançuar.

Ka qënë ky projekt muzikor që e ka rikthyer Mozzik në listën zyrtare të “Top Awards”, duke i munguar asaj për 4 muaj rresht.

Ky rikthim i këngëtarit në “The Top List” është falë votave të publikut, i cili gjatë kësaj javë, kanë mundur ta ngjisin artistin me 23 pozicione.

Ndërkohë që javën e shkuar pozicionohej në vendin e 50-të, këtë javë “Xhelozia” renditet në vendin e 27-të.