Wenda është bërë e njohur për publikun e Top Awards, falë projektit “Helm”, i cili e bëri artisten për herë të parë pjesë të klasifikimit.

Ndërkohë që “Helm” vijon të jetë pjesë e klasifikimit, artistja ka prezantuar prurjen e saj më të re, të cilën e ka titulluar “Asaj” dhe që ka rrëmbyer menjëherë vëmendjen e publikut.

Ndërkohë që ka marrë komplimenta të shumta për zërin e saj, publiku ka reaguar mjaft pozitivisht edhe për pjesëmarrjen e Rianin, personazhit tt “Perputhen”, në videoklipin e këngës.

Nëse do të bëjmë një krahasim të Wendës dhe Irkenc Hykës, do vëmë re se mes dy artistëve ka një ngjashmëri mjaft të madhe në stilin muzikor dhe me tekste që i dedikohet kryesisht dashurive të humbura.

Sugjerimet nga ana e publikut, kanë mundur ta bëjnë “Asaj” pjesë të klasifikimin këtë javë, duke bërë kështu që Wenda të gjendet më dy projekte muzikore në “The Top List”.