Vetëm pak ditë më parë, Vserlo ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “Marionette”. Kjo këngë është mjaft origjinale, duke qenë se videoklipi i saj është xhiruar në ambientin e brendshëm të shtëpisë së tij.

Sipas Vserlos, ‘Marionette’ është ai personi që e lë veten të menaxhohet nga shumë njerëz. Në fund të këngës ai thotë që vjen një moment që lodhesh nga të qenurit një marionetë për çdo aktor që të vjen në jetë. Këngëtari ka dashur që këtë projekt ta xhironte me celular, pasi nuk donte diçka profesionale, por përkundrazi diçka të shthurur apo dhe minimaliste.

Mbase ky është një nga videoklipet më origjinalë nga kushtet e xhirimit dhe të duket tejet interesant. “Marionette” momentalisht renditet në vendin e 36-të të klasifikimit në “The Top List”.

Kjo nuk është kënga e vetme e Vserlos në klasifikim. Projekti i tij “Plagë” renditet në vendin e 93-të dhe “Nothing But Love” në vendin e 99-të.