Vin Veli, i njohur tashmë për projektet e tij tepër të vecanta, ka vetëm pak ditë që ka prezantuar për publikun prurjen e tij më të re. “LSMM” titullohet projekti më ri, të cilin artisti ka vendosur ta sjellë në një bashkëpunim me Lexi, një tekstshkruese nga Polonia.

Në fakt për Lexi-n është hera e parë që këndon në një projekt, pasi ajo kryesisht merret me menaxhimin e artistëve të ndryshëm si edhe krijon muzikë.

Në momentin që ajo ka hedhur vijën melodike, Vin Veli e ka patur të pamundur ta zëvëndësojë zërin e saj pasi i ka dhuruar emocion që në momentin që e ka dëgjuar.

Vin Veli ka rrëfyer për “Wake Up” se me Lexi-n nuk është takuar asnjëherë, gjithcka është realizuar përmes e-maileve. Producenti ka treguar se është paksa e vështirë puna në distancë por gjithësesi ia ka dalë të realizojë një këngë të bukur.

Sa i përket klipit të këngës, Vini është shprehur se ai fillimisht zgjedh ta publikojë këngën audio, për të parë reagimet e njerëzve dhe pse jo, secili që e dëgjon, ta përfytyrojë në mënyrën e tij klipin.

Losing My Mind” ka rezultuar mjaft e pëlqyer nga publiku, i cili menjëherë e ka sugjeruar këngën që të bëhet pjesë e klasifikimit të “Top Awards”.

Në intervistën e tij, Vin Veli ka rrëfyer gjithashtu edhe planet që ka për këtë verë, dhe më i afërti është bashkëpunimi i tij me Martinin, një artisti i ri mjaft i talentuar, në të cilin DJ, ka vendosur të vijë në një rrymë tjetër, “pop rock”.