Edhe pse ka shumë kohë që merret me muzikë, Vesa Smolica arriti kulmin e suksesit me bashkëpunimin e saj me Ardit Çunin, “Jena Na”, e cila ka qëndruar në krye të klasifikimit të “The Top List” për 6 javë.

Pas këtij suksesi, Vesa ka vijuar me projekte të tjera, të cilat kanë qënë gjithashtu tepër të pëlqyera për publikun shqiptar. Vesa, e cila ka qënë disa herë pjesë e klasifikimit, ka vetëm pak kohë që ka nxjerrë këngën e saj më të re, e cila i është shtuar listës këtë javë.

“Tjetra” mban titullin projekti më i ri i Vesës, me tekstin dhe melodinë e të cilit është kujdesur vetë artistja. Sugjerimet e publikut e kanë futur këtë këngë menjëherë në klasifikim dhe e kanë renditur në vendin e 81-të.

Po Vesa Smolica ka vendosur të vijë ndryshe në këtë projekt muzikor, pa mbiemrin e saj. E kontaktuar nga “Top Awards” në lidhje me këtë zgjedhje të artistes, Vesa është përgjigjur: “Si Vesa Smolica unë jam e njohur kështu që dua të krijoj një “brand” të ri me emrin Vesa që tani e në vazhdim. Eshtë emër më artistik dhe i kapshëm sesa shoqëruar me mbiemër“.

Pra fansat e artistes tashmë duhet të jenë të vëmendshëm pasi këngëtarja e tyre e preferuar do të njihet në muzikë me emrin thjesht Vesa.