Vesa Smolica është një artiste, e cila ka qënë e pranishme në klasifikimin e “Top Awards” disa herë. Po të kthehemi pas në kohë, kujtojmë që ajo së bashku me Ardit Çunin, thyen rekordin me projektin muzikor “Jena Na” si kënga që kishte qëndruar më gjatë në klasifikim në atë kohë. Ndërkohë që nisi të kishte vëmendjen e publikut, Vesa nuk publikoi për 10 muaj muzikë të re, duke iu munguar pafund fansave të saj.

Në një intervistë të dhënë për “Top Awards”, këngëtarja shpjegoi se pavarësisht se nuk ka publikuara projekte të reja për 10 muaj, ajo ka qënë e pranishme pranë publikut me muzikën e saj “live”. Vetëm një javë më parë, Vesa vendosi të kthehej më fuqishëm se kurrë me projektin e saj muzikor, “Ty t’kam”. Falë votave në publikut, kjo këngë u bë menjëherë pjesë e “The Top List”, duke u renditur në vendin e 80-të.

E ardhur në super formë fizike, në intervistën e saj, Vesa ka dhënë një përgjigje për të gjithë komentuesit të cilët mund ta kenë “kritikuar” sadopak paraqitjen e saj në këtë videoklip.

 

Top Awards: Kanë kaluar 10 muaj nga projekti juaj i fundit muzikor, mendon se duhet të jesh më pranishme për fansat?

Vesa Smolica: Kaluan 10 muaj pa projekte muzikore dhe pa prezencën në media por nga ana tjetër unë kam qënë aktive në mbrëmjet muzikore “live” shumë afër fansave gjatë këtyre muajve . Por normalisht që duhet të jesh prezent në media më shumë pasi me përkrahjen që më japin fansat, e meritojnë.

Top Awards: “Ty t’kam” për çfarë flet kjo këngë dhe kush është kujdesur për tekstin , klipin dhe muzikën?

Vesa Smolica: Teksti dhe melodia e këngës “Ty t’kam “ janë realizuar nga unë ndërsa producent të këngës janë “DuoBass Records” dhe për të dalë kënga sa më kualitative e kam finalizuar, mix dhe master tek mjeshtri i muzikës, kompozitori Florent Boshnjaku . Kënga ka temë dashurie dhe flet për një çift që kanë pasion dhe dashuri ndaj njeri-tjetrit duke mos e vrare mendjen edhe nëse kjo nuk do të zgjasë përgjithmonë . Ndërsa klipin e ka punuar produksioni “PinkMoon” që me plot gojë e them se mund të quhet edhe film i shkurter. Eshtë klipi dhe kënga më e bukur që kam patur ndonjëherë derimë tani.

Top Awards: Pse keni vendosur që ky klip të xhirohet në një ambjent të rrethuar me pemë dhe jo me me plazh?

Vesa Smolica: Pasi vendosa ta bëj skenarin vetë, pak a shumë me ndihmën e disa bashkëpuntorëve dhe në fund të produksionit, arrita në përfundim të kem diçka më të veçantë se klipet e tjera që jemi mësuar t’i shohim çdo ditë dhe që na duken klishe. Eshte Unik!

Top Awards: Jeni komentuar shumë për paraqitjen tënde në klip, ku shfaqeni shumë “hot”, keni ndonjë përgjigje për të gjithë këta komentues?

Vesa Smolica: “HOT”, kështu do të quhet Vesa sot e tutje. Kjo jam unë , ashtu jam ndjerë momentalisht dhe ja ku është produkti final.

Top Awards: Keni ngritur akoma më shumë temperaturat e kësaj vere në format perfekte trupore, si kujdeseni per veten?

Vesa Smolica: Sigurisht duke u marr me palestër gjatë gjithë kohës, ushqimi i rregullt dhe i shëndetshëm .Ka edhe raste kur nuk jam e rregullt në këto që përmenda më lart për shkak të angazhimeve të shumta muzikore dhe besoj që fillimisht e kam trashëgimi gjenetike e më pas vijnë të tjerat.

Top Awards: Gjëja e parë që të erdhi në mendje kur mësove se ishe pjesë e “The Top List”?

Vesa Smolica: U gëzova shumë të them të drejtën sepse nuk është pak të vlerësohesh nga një media si “Top Channel” dhe normalisht më erdhi në mendje kënga e suksesshme “Jena Na” dhe eksperienca e bukur që kam pasur me atë këngë në “The Top List” duke u renditur për 6 javë radhazi në vend të parë e duke thyer rekordin ndër vite, ndër këngëtarë të tjerë të njohur.

Top Awards: Cili do ishte pozicioni që do doje të arrije me këtë këngë në klasifikim?

Vesa Smolica: E kush nuk do donte vendet e para por besoj me përkrahjen e publikut dhe dashamirësve të muzikës sime, do ia dalim.

Top Awards: Një premtim për fansat e muzikës tende…

Vesa Smolica: Premtimi është se këtë herë nuk do të bej pauzë, këngën tjetër e kam gati ,veç se dua ta shijoj “Ty t’kam” edhe pak … Prandaj nuk po e lë me kaq, përgatituni!