Dita e sotme ka qënë aq sa emocionuese edhe e dhimbshme për këngëtaren e njohur, Vesa Luma. Në këtë ditë, babai i saj, i cili nuk jeton më, do të festonte ditën e tij të lindjes.

Vesa ka zgjedhur që të shprehë ndjenjat e saj për këtë humbje të thellë përmes një projekti të ri muzikor të cilin e ka publikuar mbrëmjen e kaluar. “Kam mall”, ky është titulli që artistja ka vendosur për këngën dedikuar njeriut të shtrenjtë të jetës së saj.

Duket se ky projekt muzikor përvecse ka ardhur si një surprizë për fansat, ai gjithashtu ka surprizuar familjarët e Vesës, të cilët nuk kanë qënë aspak në dijeni. Me tekst dhe muzikë të Big Bastës, e publikuar nga “Saras Records”, Vesa shprehet se kjo këngë në fakt i dedikohet të gjithë atyre që kanë humbur të dashurit e tyre.