Kjo verë ka ardhur më e fuqishme se kurrë sa i përket projekteve të reja muzikore.

Si pasojë e prurjeve të reja, klasifikimi i “The Top List” ka ndryshuar plotësisht, duke bërë kështu që të largohen dhe dy prej këngëve të vetme të ngelura nga sezoni i kaluar, “Bonbon” dhe “Kings”.

Kujtojmë që “Bonbon” ka qënë pjesë e renditjes së “Top Awards” për 26 javë rresht, ku në dy javë e ka kryesuar këtë listë.

“Kings”, projekti i suksesshëm i Ledri Vulës, për 10 javë ka mundur t’i rezitojë konkurrencës së projekteve të reja por duket se java e kaluar ka qënë paksa e vështirë për të, duke bërë që të mbetet jashtë renditjes.