Ai prej kohësh tashmë është shndërruar në një ndër artistët më të komentuar dhe shkak për këtë është bërë jeta e tij profesionale por njëkohësisht edhe ajo personale.

Mozzik momentalisht është duke shijuar një ndër periudhat më të suksesshme në jetën e tij profesionale pasi më në fund puna e disa viteve po i shpërblehet në mënyrën më të mirë, ashtu sic ai e meriton.

Këtë verë Mozzik arriti të prodhonte disa projekte muzikore, të cilat u shndërruan në hitet e kësaj vere, duke u pozicionuar në majat e klasifikimeve muzikore, përmendim këtu “Madonna” si edhe bashkëpunimin me Kidën “PP”.

Një tjetër sukses i kësaj vere për Mozzik ka qënë dhe publikimi i albumit të tij, të titulluar “Mozzart”, në të cilin gjenden në total 20 këngë. Një ndër projektet më të vecanta të këtij albumi është dedikimi për vajzën e tij, Hana.

Pavarësisht se koncertet e kësaj vere kanë qënë të pakta për artistët, Mozzik përflitet se është një ndër reperët më të paguar të momentit, ku sipas thashethemeve ai paguhet rreth 15 mijë euro për koncert. Nuk dimë nëse këto thashetheme janë të vërtetë por një gjë është e sigurt nga “1 Euro” në xhep, Mozzik arriti që me punë të shndërrohet në një prej artistëve më të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar.