Ata janë një ndër ciftet më të ëmbël të tregun muzikor shqiptar dhe projekti i tyre i fundit, na ka ëmbëlsuar akoma më shumë këto ditë vere.

Venera dhe Lindi kanë prezantuar “Me zemer”, një këngë që vijon të mbetet brenda stilit muzikor të ciftit të njohur edhe pse refereni është paksa më ritmik krahasuar me projektet e tjera.

Një dedikim shumë i bukur dashurie është “Me zemer”, e cila është sugjeruar pafund nga ana e publikut këtë javë, duke u futur në klasifikimin e Top Aëards dhe është pozicionuar menjëherë në vendin e 31-të.

Por ndërkohë që po shijojnë suksesin e prurjes së re muzikore, Venera dhe Lindi po planifikojnë të vijnë një tjetër këngë të re këtë muaj dhe numërimi mbrapsht ka filluar.

Ka qënë vetë Venera, e cila përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, ka treguar se do të sjellë një tjetër këngë të ngjashme me “Ma shume” por që do të ketë më shumë festë në të.