Vendi i parë nuk po gjen qetësi pasi edhe këtë javë ka ndryshuar krahasuar me javën kaluar. Në fakt 4 javët e fundit kreu nuk ka qënë i njëjtë, duke ndryshuar nga java në javë.  Nga Dhurata Dora & Azet tek Luana Vjollca dhe Jay Santos. Më pas ishte Yll Limani me “Buzët e Kuqe” dhe këtë javë Morena dhe Stresi.

Eshtë një ndër bashkëpunimet më të përfolura të momentit që ka arritur të zërë vendin e parë dhe bëhet fjalë për “Bad Girl” e Morena Tarakut dhe Stresit. Ky projekt muzikor ka arritur të ngjitet me 97 pozicione nga java e kaluar, duke zënë kështu menjëherë kreun e listës.

Sa i përket vendit të dytë, është Yll Limani, artisti që ka arriti një sukses të menjëherëshëm falë këngës “Buzet e kuqe”, e cila arriti të pozicionohej menjëherë në krye që në javën e parë të publikimit.

Dy zemra” po bëhet një rrezik me vendin e parë pasi Butrint Imeri dhe Nora Istrefi i janë bashkuar zonës së nxehtë të klasifikimit, duke u ngjitur me tre pozicione nga java e kaluar.