menu

Vendi i parë nuk ndryshon por Ledri Vula dhe Alban Skënderaj në konkurrencë me njëri-tjetrin


Ora: 11:50 Datë: 16/06/2019

Kjo është java e 183-të e klasifikimit dhe “The Top List” ka ardhur sërish surprizues.

Kida dhe Lyrical Son sërish në vend të parë

Për të tretën javë rresht Kida dhe Lyrical Son nuk kanë ndërmend ta lëshojnë vendin e parë, duke bërë që “Deja vu” të jetë kënga më e pëlqyer e javës për publikun shqiptar. Kida ka bërë një rikthim dinjitoz me këtë projekt muzikor, që pas shkëputjes nga shtëpia diskografike “On Records”. Duke se për Kidën nuk ka rëndësi se kujt labeli i përket, ajo di të shkëlqejë falë talentit të saj.

“Rio” e Ledri Vulës dhe “Duamë” e Alban Skënderaj & Miriam Canit në konkurrencë me njëri-tjetrin

Ndërkohë që vendi i parë është i betonizuar për tre javë rresht, vendi i dytë dhe i tretë ka ndryshuar. Ishte pikërisht “Zemer” e Dhurata Dorës dhe Soolking, kënga që për dy javë rresht renditej në vendin e dytë por këtë javë është Ledri Vula me projektin e tij “Rio”, ai që ka zhvendosur “Zemer” në vendin e 4-t. Duket se Ledri Vula dhe Alban Skënderaj janë në një konkurrencë me njëri-tjetrin pasi dy projektet e tyre, të cilat janë futur në listë në të njëjtën javë, renditen shumë pranë, duke “luftuar” për vendin e parë.