Unikkatil vazhdon të mbajë kreun se artisti më i votuar i klasifikimit të “The Top List” me këngën e tij “Ni Milion Rrugë”.

Falë mbështetjes së madhe të fansave, Unikkatil nuk është mposhtur nga hyrjet e reja, duke mbajtur për të katërtën javë rresht vendin e parë të listës.

Nga ana tjetër edhe reperi i njohur, Don Phenom me këngën e tij “Jena Lit”, për dy javë rresht qëndron në vendin e dytë edhe pse ka 11 javë që është pjesë e listës.

Duket se dy artistët, të cilët janë edhe miq me njëri-tjetrin, kanë betonizuar dy vendet e parë, duke mos lënë asnjë artist/e ta zërë vendin e tyre.

Ndryshe nga java e kaluar, vendi i tretë nuk i përket “Servile” e Bruno, Cozman dhe Onat, por është rikthyer sërish bashkëpunimi i Alban Skënderaj dhe Mc Kresha, “Ping Pong”,i cili në javën e parë të hyrjes në listë mbante këtë pozicion.

4 projekte të reja i janë shtuar listës së 100 këngëve të bukura të kësaj jave, ku tre prej tyre janë bashkëpunime ndërsa një këngë është “solo”.

Si kënga që është ngjitur me më shumë pozicione këtë javë është “Ma Cherie” e Butrint Imerit me 47 pozicione ndërsa kënga që ka humbur më shumë vende në listë është “Gajle” e Bigem dhe Gena.