Vedat Ademi ka vërtetuar sërish që i ka munguar pafund publikut shqiptar. Vetëm pak muaj më parë, artisti i njohur ka bërë një rikthim të fuqishëm muzikor, i cili u mirëprit nga fansat e tij besnikë. Pavarësisht se kishte kaluar një kohë e gjatë pa projekte të reja, publiku nuk e harroi.

Pas suksesit të këngë së tij “Nuk kam faj” e publikuar në muajin maj, Vedati ka ardhur me nëj tjetër hit muzikor dhe kësaj radhe të titulluar “Sa m’ke mungu”.

Vedat Ademi publikon “Sa m’ke mungu”

Një këngë me ritme verore është projekti më i fundit i këngëtarit, i cili vazhdon të mbetet brenda stilit të tij muzikor, duke mos zhgënjyer fansat e tij besnikë. Me një melodi të shkëlqyer, duket se “Sa m’ke mungu” do të jetë një nga këngët që do të luhet më shumë nëpër makina apo klube natë këtë sezon veror.

Teksti është punuar nga Endrit Mumajesi ndërsa muzika mban vulën e Gent Myftaraj, me të cilin ka bashkëpunuar edhe në projektin e mëparëshëm muzikor.

Falë sugjerimeve të shumta nga ana e publikut, Vedat Ademi është futur menjëherë në “The Top List” me “Sa m’ke mungu”, e cila renditet në vendin e 14-të, një pozicion mjaft i mirë për një hyrje të re muzikore.

Vedat Ademi performon në koncertin e madh të Digitalb

Edhe pak ditë na ndajnë nga koncerti madhështor i platformës më të madhe “Digitalb”, i cili do të organizohet më 15 Korrik në Sheshin Skënderbej.

Të gjithëve ju që ju ka munguar muzika e Vedatit dhe performancat e tij “live”, duhet të jeni patjetër në këtë koncert pasi Vedati është një ndër artistët që do të performojë këtë mbrëmje.