“Ti me harro” është projekti muzikor i MIRUD, i cili edhe pse pa një klip, tregon që muzika e vërtetë vlerësohet më së miri.

Të shumta kanë qënë votat për këtë këngë që nga java e parë e publikimit, duke parë kështu një pozicionim sa më të mirë të artistit nga java në javë.

MIRUD, emri i vërtet i të cilit është Durim Morina, ka rreth 3 javë që është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List” dhe duket se ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut shqiptar.

Ndërkohë që javën e shkuar u ngjit me 14 pozicione, kjo javë ka rezultuar akoma më e suksesshme për aristin, duke u ngjitur me 19 pozicione.

MIRUD, i cili po korr një sukses të madh edhe në klasifikimet botërore, për këtë javë pozicionohet në vendin e 15-të.

https://www.youtube.com/watch?v=HBbKDTO208g