menu

Vazhdon “lufta” mes Samantës dhe Beatrix


Ora: 15:24 Datë: 14/08/2017

Prej 4 javësh një “luftë e heshtur” ka nisur mes Beatrix Ramosaj dhe Samanta Karavellos. Në fakt bëhet fjalë për një “luftë” për të zënë kreun e klasifikimit të “The Top List”.

Katër javë më parë, projekti më i ri i Beatrix Ramosaj, “Pa ndjenjë” u rendit në krye të listës, duke mposhtur për herë të parë debutimin e Elvana Gjatës në tregun muzikor ndërkombëtar “Forever Is Over”, i cili prej 5 javësh qëndronte e para në klasifikimin e “The Top List”.

Vetëm një javë më vonë, Beatrix humbi fronin e saj pasi ishte projekti i ri i Samantës, “Zemren Maje”, ai që u vendos në krye të listës zyrtare të “Top Awards”.

Dy javët në vazhdim ka vijuar kjo konkurrence mes dy projekteve muzikore, ku këtë javë është Samanta ajo që për herë të dytë mban kreun e Top Listës. Nga ana tjetër, “Pa ndjenjë” gjatë kësaaj jave ka humbur dy pozicione, duke u renditur në vendin e 4-t.

Ndërkohë që dy javët e kaluara ka patur shumë projekte të reja muzikore që i janë shtuar listës, këtë javë kanë qënë 4 të tilla, ku njëri prej tyre është renditur mjaft mirë. Bëhet fjalë për këngën më të re të Seven Saraqi, i cili është renditur menjëherë në vendin e 8-të.

Një sukses të madh, këtë javë, ka korrur bashkëpunimi i Irkenc Hykës dhe Xhensila Myrtezajt, “Si te jem mire”, i cili është ngjitur me 24 pozicione.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”: topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund të na sugjeroni këngët që mendoni se duhen të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar i “The Top List”, Top Awards, java 87:

  1. Samanta – Zemren Maje
  2. Dj Dags& PM ft. Yll Limani – Besom
  3. Butrint Imeri – Bella
  4. Beatrix Ramosaj – Pa ndjenjë
  5. ElvanaGjata – Forever is Over
  6. Alban Ramosaj – Bitchi  mesnates
  7. Alban Skenderaj – Nuk je vetem
  8. Seven Saraqi – Molotov
  9. Mixey ft. Capital T – Hatixhe
  10. Majk – Stila
  11. Ledri Vula – U harrum
  12. Jon Ajdini – Me ler te shoh
  13. Granit Derguti &Mixey ft. Xhensila – Lova
  14. Lumi B ft. Dhurata Dora – Simpatia
  15. Mirud – Ti me harro
  16. Gjiko ft. Nora Istrefi – Gabime
  17. Majk – Katile
  18. Kida – Pe du
  19. Irkenc Hyka ft. Xhensila Myrtezaj – Si te jem mire
  20. Dhurata Dora – Bubble
  21. Capital T – Pse po ma lun lojen
  22. Butrint Imeri – Vec per mu
  23. Flori Mumajesi ft. Bruno, Klajdi, Dj Vicky – Karma
  24. Butrint Imeri – Mona Lisa
  25. Alban Skenderaj ft. Dalool – 1000 Premtime
  26. HCUE ft. Kida – Don’t say no more
  27. Mozzik – Xhelozia
  28. Aurela Gace ft. Fifi – S’nuk
  29. Buta x Ledri – Mbi re
  30. Luana Vjollca – Benzina
  31. Babastars – High 4 Real
  32. Alban Skenderaj – Stoli i trendafilave
  33. Era Istrefi ft. Felix Snow – Redrum
  34. Kida – Anderr
  35. Majk ft. Onat – Le t’xhelozojn
  36. Alban Skenderaj – Dikur
  37. Stanaj – The Way I love Her
  38. Majk – Kcen
  39. Gjiko – Yjet Nalt
  40. Lyrical Son & MC Kresha – Hey Girl
  41. Elvana Gjata ft. Capital T & 2PO2 – Lejla
  42. Samanta ft. 2Ton – Bashk’
  43. Jehona – Largesia
  44. FloriMumajesi ft. Elinel – Ne shpirt
  45. Agon Amiga ft. Tim – Po du
  46. Getinjo – Sexy
  47. Soni Malaj – Loca
  48. Besa ft. Elinel – Mos m’le me ra
  49. Ardian Bujupi ft. Capital T –Andiamo
  50. Ronela Hajati ft. Lyrical Son – Sonte