Për 15 javë rresht “Une dhe Ti” ka mundur të jetë pjesë e listës zyrtare të “Top Awards”, ku për 4 javë ka kryesuar klasifikimin e 20 këngëve më të preferuara të publikut shqiptar.

Ndërkohë që vazhdon suksesin e tij me “Kam nevoje”, e cila për këtë jave renditet në vendin e tretë, Albani është gati të pushtojë përsëri tregun muzikor me një këngë ndryshe nga dy singellat e parë, shumë më ritmike dhe verore.

Alban Skënderaj është një nga artistët me më shumë këngë në vendin e parë, ku 4 herë ka kryesuar me “Une dhe Ti” ndërsa 2 herë me “Kam nevojë”.

Skënderaj është treguar paksa i rezervuar përsa i përket këtij projekti të ri muzikor por një gjë është e sigurt, ky artist nuk di të zhgënjejë.