menu

“U harrum” e Ledri Vulës, hyn në klubin e 100 javëve


Ora: 19:34 Datë: 16/04/2019

Ledri Vula është gjendur në qendër të mediave rozë ditët e fundit pë shkak të një deklarate të bërë për programin “NIN”. Në deklaratën e tij, Ledri u shpreh se janë shtuar shumë reperet femra dhe se niveli i hip-hopit ka rënë shumë.

Kjo deklaratë e tij, u komentua si një poshtërim ndaj gjinisë femërore por Ledri ka reaguar me një postim të bërë në rrjetet sociale, duke u shprehur se gjithçka është një keqkuptim. Ai madje ka shtuar se nëse do mendonte që femrat nuk bëjnë “rap” të mirë, ai nuk do kishte bashkëpunuar me Tayna-n për projektin muzikor “Aje”.

Pavarësisht kritikave, Ledri vazhdon të jetë një ndër reperat më të suksesshëm të momentit. Ai ka arritur një tjetër sukses së fundmi dhe bëhet fjalë për projektin muzikor “U harrum”, i cili duket se nuk ka ndërmend të largohet nga mendja e njerëzve.

Ky projekt muzikor, i publikuar në majin e vitit 2017-të, vazhdon të dëgjohet dhe votohet pafund nga fansat, të cilët kanë bërë që artisti të futet në grupin e këngëve me më shumë se 100 javë në klasifikim. Pikërisht këtë javë, ky hit muzikor shënoi plot 100 javë në “The Top List”, duke përballuar çdo hyrje të re muzikore.

Pjesë e grupit me më shumë se 100 javë në klasifikim janë: “Lejla” e Elvana Gjatës, Capital T dhe 2po2 me 130 javë, “Anderr” e Kidës me 110 javë, “1000 Premtime” e Alban Skenderaj dhe Dalool me 107 javë.

Por një tjetëe sukses i Ledrit në “Top Awards” është fakti që ai gjendet në listë me 8 projekte muzikore, të cilat vazhdojnë ende të votohen pafund.