Ndryshimet s’kanë të sosur në klasifikimet javore të “Top List”, por e vetmja gjë që s’ndryshon këtë javë është që majën e hitlistës e zotërojnë meshkujt.

Ledri Vula lëshon fronin e mbretit dhe pozicionohet në vendin e dytë me “King”. I pari është sërish ai, Noizy, me “Grande”; Duda dhe Gold AG fitojnë dy pozicione dhe renditen të tretët me “Hajde”.

E vetmja hyrje e re e javës është kënga e sapopublikuar e Capital T dhe Granit Dergutit, me titull “Thirrëm n’telefon” që renditet në vendin e 18-të.

Humbësit e mëdhenj të klasifikimit javor janë DJ Dalool dhe Ardian Bujupi, të cilët nuk janë më pjesë e listës; NRG Band dhe DJ Aldo zbresin 13 pozicione më poshtë, duke prekur vendin e 16-të. Të njëjtin fat ka pësuar dhe “Ajo” e Brunos, që javën e shkuar ishte në vendin e dytë.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”:topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund ta na sugjeroni këngën që mendoni se duhet të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar për javën e 22-të të “The Top List”, Top Awards:

  1. Noizy – Grande
  2. Ledri Vula – King
  3. Gold AG ft. D.U.D.A. – Hajde
  4. Noizy ft. Varrosi – Shut the place down
  5. Alban Skenderaj – Une dhe Ti
  6. Era Istrefi – Bonbon
  7. Mc Kresha ft Gjurmet – Era
  8. Capital T – Hitman
  9. Ledri Vula – SRMN
  10. Enca – Dreq
  11. Nora Istrefi – Sa t’kom dasht
  12. 2Ton – Ta fali jeten
  13. 2Po2 ft. Flori – Gone Girl
  14. Kida ft. Ermal Fejzullahu – Mi Amore
  15. Bruno – Ajo
  16. Nrg Band ft. Dj Aldo – Mos u ndal
  17. Dhurata Dora – Numrin e Ri
  18. Capital T ft. Granit Derguti – Thirrem n’telefon
  19. Dafina Zeqiri ft. Mixey – Liri
  20. Alban Ramosaj – A me Do