Ky vit që po lëmë pas ka sjellë super hite në muzikën shqiptare, këngë të cilat i kanë kaluar kufijtë shqiptarë. Ja cilët janë artistët që dominuan 2016-ën.

“Bonbon”, e cila u vlerësua me çmimin “Kënga e Vitit” në “Top Music Awards”, kryeson listën e këngëve më të dëgjuara. Kjo këngë e shndërroi Era Istrefin në një yll botëror, duke bërë që ajo të performonte në shumë skena të famshme europiane. “Bonbon” prej 35 javësh qëndron në “The Top List”, duke u shndërruar në këngën më jetëgjatë të klasifikimit.

“Unë dhe ti”, e cila renditet në vendin e dytë, është kënga që riktheu fuqishëm Alban Skënderaj në treg pas një pauze të shkurtër në muzikë. Albani ishte një tjetër artist që performoi në “Top Music Awards”, i cili u vlerësua më 3 çmime, “TAR Hit of the Year” me këngën “Unë dhe ti”, “Artist of the Year” si edhe me një prej çmimeve më të rëndësishme të mbrëmjes “ACHIEVEMENT AWARD”. “Unë dhe ti” ka qënë pjesë e “The Top List” për 15 javë.

Në vendin e tretë renditet bashkëpunimi i suksesshëm i Ghetto Geasy & Majk, “Ajo”, një këngë e publikuar rreth 6 muaj më parë që padyshim ishte hiti i kësaj vere. “Ajo” prej 27 javësh vazhdon të jetë pjesë e klasifikimit, duke u pozicionuar në vendet më të nxehta të 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Butrint Imeri është një tjetër artist që gjatë vitit 2016 ka publikuar disa projekte të reja muzikore. “E jona” është një prej këngëve të Butrintit, që është votuar vazhdimisht nga fansat e këngëtarit, duke bërë që për 25 javë rresht ky projekt muzikor t’i rezistojë konkurrencës së “The Top List”. “E jona” mban vendin e 4-t në listën e 40 këngëve më të dëgjuara të muzikës moderne shqiptare.

Ndërkohë që fansat ende shijonin këngën “Love Me” të Elvana Gjatës të publikuar gjatë 2015-ës, këngëtarja u rikthye këtë vit me “Njesoj”, një projekt muzikor që sigurisht nuk zhgënjeu fansat. Që në javën e parë të publikimit, “Njesoj” u pozicionua menjëherë në vendin e parë. Për 25 javë kjo këngë, e cila është një ndër këngët që luhet më së shumti në klubet e natës, vazhdon të jetë në “The Top List”, duke treguar që fansat ende shijojnë këngën e artistes së tyre të preferuar. Ajo mban vendin e 5-të në “Top 40”.

Kjo është lista e plotë e 40 artistëve më të suksesshëm të vitit që po lëmë pas. Kjo listë do të prezantohet edhe në programin “Top Awards” në Top Albania Radio nga ora 17:00 deri në orën 19:00.

1. Era Istrefi – Bonbon
2. Alban Skenderaj – Une dhe ti
3. Ghetto Geasy & Majk – Ajo
4. Butrint Imeri – E jona
5. Elvana Gjata – Njesoj
6. Capital T – Hitman
7. Samanta ft. Gent fatali – Na e dina
8. Dhurata Dora ft. Capital T – Bongo
9. Ledri Dhe Flori – Nuk ma la
10. Flori ft. Ledri – Beautiful
11. Alban skenderaj – Engjell
12. Yll Limani – Pritem se po vij
13. Alban Skenderaj – Duart Lart
14. Elvana Gjata ft. Capital T 2po2 – Lejla
15. Xhensila – High Love
16. Ledri Vula – Kings
17. Ardit Cuni ft. Vesa Smolica – Jena na
18. Alban Skenderaj – Stoli i trendafilave
19. Besa ft. Flori – 1,2,3
20. Ardian Bujupi ft. Dalool – Na jena njo
21. Lyrical Son – I re pishmon
22. Ledri Vula – A jena mire
23. Janex – Wanabbe
24. Getinjo ft. Kida – Ku je
25. Majk – Kcen
26. Young Zerka – Love
27. Mc Kresha Lyrical son & Leri – Hip Hop
28. Vedat Ademi ft. J Gashi – Thirrem Dashuri
29. Keisi – Sa larg
30. G4shi – Rose Gold
31. NRG Band – Mos ma le fajin
32. Mc Kresha – Thirri Krejt shoqet
33. Nora Istrefi – Majem
34. Vig Poppa ft. Tuna – Zemra jem
35. Samanta – Si Ai
36. Adrian Gaxha ft. Franques – My girl
37. Kida ft Ermali – Mi amore
38. Lumi B – Aha aha
39. Kida ft. Xhensila – Uh Baby
40. Majk – Fund