Jemi vetëm 24 ditë larg ngjarjes më të madhe muzikore të vitit: “Top Music Awards 2016”. Tashmë kandidaturat për secilën kategori janë shpallur dhe sa u përket atyre, nuk ka më surpriza.

Surprizat e vërteta do të kulmojnë në Pallatin e Kongreseve, ku përveç performancave të artistëve më të mirë në vend, do të ndahen dhe 12 çmimet e shumëpritura për secilën kategori.

Në krye të listës, me më shumë kandidime qëndrojnë Era Istrefi dhe Ledri Vula, me përkatësisht 5 kandidime për secilin.

Pas tyre vjen Elvana dhe Kida, secila me nga 4 kandidime, në një dy luftim kokë më kokë për të fituar në kategorinë e “Best Female”.  Nga djemtë, Noizy dhe Mozzik janë nominuar gjithashtu nga 4 herë.

Mozzik dhe Kida, dy nga artistët më të rinj të chart-it, po luftojnë fuqishëm krah shumë artistëve me përvojë, në kategoritë e TA dhe për këtë i ndihmon shumë fakti që përveçse kandidojnë si solistë, gjenden dhe në kategori të tjera me bashkëpunimin e suksesshëm “Premtimet”.

Ndërkohë, ju e dini që keni një mundësi të artë në dorë, për të vlerësuar drejtpërdrejt artistët tuaj të preferuar.

Votoni artistin tuaj të preferuar për secilën kategori në linkun: https://topawards.top-channel.tv/index.php/votoni/.