Klasifikimi i 195-të i “Top Awards” nuk ka ardhur me ndryshime të mëdha sa i përket 5-shes më të nxehtë të listës. “Top 5” është thuajse pasqyrë e javës se shkuar, me një ndryshim të vogël në vendin e pestë.

Ndërkohë që katër vendet e para mbeten të njëjta me “Bye Bye” të Tayna dhe Dafina Zeqirit që zë vendin e parë, “Pasite” e Tayna, Mc Kresha dhe Lyrical Son në vendin e dytë, “Tela” e Kida dhe Ermal Fejzullahut në vendin e tretë, “Hajt Hajt” e Butrint Imerit në vendin e katërt ndërsa në vendin e pestë është ngjitur bashkëpunimi i Tayna dhe Cricket, “Caliente”.

Tayna ka arritur të jetë në “Top 5” me tre projekte muzikore, të cilat janë bashkëpunime shumë të preferuara nga ana e publikut.

Sa i përket hyrjeve të reja, ato nuk kanë munguar edhe këtë javë pasi katër të tilla i janë shtuar listës. Pavarësisht se jemi zyrtarisht në fillimin e stinës së vjeshtës, duket se për artistët nuk ka rëndësi periudha kur publikohen këngët por mjafton të jenë pranë fansave të tyre.

Këngët që janë ngjitur me më shumë pozicione këtë javë janë  “E Theve” e Inis Nezirit dhe “Dream Girl” e Butrint Imerit dhe Nimo, përkaëtsisht me 79 dhe 78 pozicione.