Si edhe javën e kaluar, tre këngët më të nxehta të klasifikimit të “The Top List” e kanë ruajtur edhe këtë javë pozicionimin e tyre.

“Forever Is Over”, prej dy javësh vazhdon të mbajë kreun e klasifikimit të “The Top List”, duke lënë të nënkuptohet se publiku e ka mirëpritur debutimin e Elvana Gjatës në tregun ndërkombëtar.

Nga ana tjetër “Mos mle me ra”, e cila ka 5 javë që ndodhet në listën zyrtare të “Top Awards”, ashtu si edhe javën e parë poziconohet në vendin e dytë, duke u pasuar nga suksesi i Lind Islamit “Blla Blla”, i cili duket se me këtë projekt muzikor ka goditur vërtet në shenjë.

Një sukses të madh këtë javë ka korrur një prej hyrjeve më të  reja të listës, bashkëpunimi i Hcue me Kidën, “Don’t say no more”, i cili që në javën e parë të futjes në listë, është renditur në vendin e 4-t të të klasifikimit të 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Ndërkohë që kjo javë nuk ka sjellë shumë ndryshime sa i përket renditjes, shumë projekte të reja i janë shtuar “The Top List”, saktësisht 8 këngë, të cilat janë renditur mjaft mirë.

Futja e këtyre projekteve të reja në listë, ka bërë që të mbeten jashtë listës disa prej këngëve që për shumë kohë kanë qëndruar në listë.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”: topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund të na sugjeroni këngët që mendoni se duhen të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar i “The Top List”, Top Awards, java 80:

  1. Elvana Gjata – Forever is Over
  2. Besa ft. Elinel – Mos m’le me ra
  3. Lind Islami – Blla Blla
  4. Hcue ft. Kida – Don’t say no more
  5. Blunt & Real – Suzi
  6. Ledri Vula – U harrum
  7. Andrra – Paline
  8. ButrintImeri – Vec per mu
  9. Alban Skenderaj ft. Dalool – 1000 Premtime
  10. Butrint Imeri – Mona Lisa
  11. Kida – Anderr
  12. Era Istrefi ft. Felix Snow – Redrum
  13. Diona Fona – Havera
  14. Alban Skenderaj – Stoli I Trendafilave
  15. Samanta ft. 2Ton – Bashk’
  16. Shpat Deda–Ninulle
  17. Kachinari – Sweet Cruelty
  18. Majk ft. Onat – Le t’xhelozojn
  19. Alban Skenderaj – Dikur
  20. Stanaj – Romantic (NOTD Remix)
  21. Gjiko – Yjet Nalt
  22. Majk – Kcen
  23. ESTTO – Per cdo natë
  24. Gent Fatali ft. Lazy – Balerina
  25. Besa – Kokeforte
  26. Elgit Doda – Asaj
  27. LedruVula, Lumi B, Gjiko, Skerdi – Pablo (Lock Doh Remix)
  28. Baby G – Enough
  29. Ronela Hajati – Mos ik
  30. Argjentina Ramosaj – Pse
  31. Elvana Gjata ft. Capital T & 2po2 – Lejla
  32. Ermal Fejzullahu ft. Nora Istrefi – Hije
  33. Capital T – Uno
  34. Ylli Limani – Ke pi sonte shume
  35. Alban Skenderaj, Besa, Rona Nishliu, Xuxi – Kthehu (BB Poqi Cover)
  36. Skivi – Llafi
  37. Vitmar Basha – E imja dhe e jotja
  38. Dafina – Four Season
  39. Kanita – Don’t let me go (GonHaziri RMX)
  40. Aldo Simoni – Qeshu Lule
  41. LorencHasrama – Skam vend per ty
  42. DOBS ft. Armenda – Puzzle
  43. NRG Band – Balkan Booty
  44. Art aft. MC Kresha – Asaj
  45. Fifi ft. Eri Dee – Dope
  46. Blunt & Real – Pare si Thaci, Pare si Rama
  47. Lumi B ft. Dhurata Dora – Simpatia
  48. Renis Gjoka – Sot
  49. Endri – Si dje
  50. Butrint Imeri – Bella